Tërmeti në Japoni, plagosen 30 persona! Pamje nga lëkundjet e forta (VIDEO)
Tërmeti i fortë që goditi Japoninë të hënën ka plagosur të paktën 30 të plagosur. Numrin e të plagosurve e njoftoi të martën kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi qytetarët se tërmeti me magnitudë 7.6 ballë në zonën detare, pranë rajonit verior të Aomorit mund të pasohet nga dridhje të forta në ditët në vijim.
Takaichi i bëri thirrje të merren masa për të mbrojtur veten në rast të dridhjeve të reja. Agjencia japoneze e menaxhimit të zjarreve dhe fatkeqësive rekomandoi që 28,000 qytetarë të evakuohen urgjentisht nga shtëpitë e tyre.
Rreth 2,700 shtëpi janë pa energji elektrike në Aomori ndërsa janë raportuar edhe zjarre. Shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë Shinkansen u pezulluan në disa zona për inspektime të shinave.
Japonia, e vendosur mbi pikën ku kryqëzohen katër pllaka tektonike, në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Oqeanit Paqësor, ka një nga nivelet më të larta të sizmicitetit në planet.
Arkipelagu përjeton rreth 1,500 tërmete të ndjeshme në vit. Shumica janë të dobëta, por dëmet ndryshojnë në varësi të epiqendrës dhe tokës.
Japan: The moment the M7.6 earthquake hit Hachinohe City – captured from the Aomori Asahi Broadcasting Hachinohe branch office 👀pic.twitter.com/ppJdYIxwoo
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) December 8, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën