Terminali i ri i gazit në Greqi synon furnizimin e Evropës juglindore
Në Greqi ka nisur ndërtimi i një terminali të ri të gazit të lëngshëm natyror i cili synon të përmirësojë furnizimin me gaz në Evropën juglindore dhe të zvogëlojë varësinë nga gazi rus.
Udhëheqësit e Bullgarisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në qytetin port verilindor të Aleksandoupolis, ku do të vendoset terminali. I pranishëm ishte edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Ky program tregon gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur sfidave të së tashmes, duke siguruar rrugë të reja furnizimi që anashkalojnë vendet e treta që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë. Shantazhet e fundit nga Moska për gazin natyror e bëjnë këtë bashkëpunim jo vetëm të domosdoshëm, por edhe urgjent,” – u shpreh kryeministri grek Kiriakis Mitsotakis.
Greqia ka ndihmuar Bullgarinë me gaz pasi Rusia i ndërpreu furnizimet javën e kaluar. Projekti i terminalit të Aleksandoupolis LNG përfshin një njësi magazinimi lundrues dhe rigazifikimi.
Ai do të ankorohet rreth 18 kilometra larg portit dhe do të transportojë gaz në breg përmes një tubacioni 28 kilometra të gjatë. Funksionimi pritet të nisë në fund të vitit 2023. Ai mund të ruajë 153 500 metra kub dhe të rigazifikojë 5.5 miliardë metra kub gaz të lëngshëm, në vit.
Terminali i Aleksandoupolis do të ndërtohet nga Gastrade, në pronësi të familjes greke Copelouzos, me një kosto prej 360 milionë euro.
Qeveria greke po rrit fokusin në projektet e energjisë së rinovueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës