Termocentrali bërthamor në Armeni u mbyll menjëherë pas goditjes së rrufesë 

31 Gusht 2024 | 13:42

Centrali bërthamor armen është shkëputur urgjentisht nga sistemi energjetik për shkak të një goditje rrufeje, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Administrimit Territorial dhe Infrastrukturës së Armenisë.

Në njoftim thuhet se stafi i centralit bërthamor aktualisht është i angazhuar në rifillimin e termocentralit, raporton agjencia Interfax.

Centrali bërthamor është shkëputur nga sistemi energjetik mbrëmë.

Kompania armene e energjisë elektrike njoftoi më parë se për shkak të mbylljes së termocentralit bërthamor, disa pjesë të kryeqytetit Jerevan, si dhe zonat e qyteteve Vagarshapat dhe Armavir, kanë mbetur pa energji elektrike.

Centrali bërthamor armen është një nga burimet kryesore të energjisë elektrike në vend dhe ndodhet në Metzamor pranë Armavirit, në pjesën perëndimore të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026