Tesla hap rrjetet e karikimit për makinat tjera elektrike

2 Nëntor 2021 | 18:55

Për herë të parë Tesla po hapë rrjetet e saj të karikimit për makina të tjera elektrike.

Kompania ka më shumë se 25,000 lokacione “supercharger“, duke e bërë atë rrjetin më të madh të karikimit në botë.

Skema e saj pilot do të fillojë me 10 lokacione në Holandë si pjesë e nxitjes së kompanisë për të hedhur në qarkullim automjetet elektrike.

Prodhuesi i makinave, në pronësi të Elon Musk, shpreson që përfundimisht të zgjerojë skemën “në mbarë botën”. 

“Kjo lëvizje mbështet drejtpërdrejt misionin tonë për të përshpejtuar tranzicionin e botës drejt energjisë së qëndrueshme.”, thone drejtuesit e Teslas.  

Sisteme të tilla përdoren nga prodhuesit globalë, duke përfshirë BMë, prodhuesin e MercedesBenz Daimler, Ford dhe grupi Volkswagen

Kompania shiti 241,391 makina Tesla në tremujorin e tretë të 2021, gjë që e ndihmoi atë të arrinte një vlerë tregu prej 733 miliardë paund këtë javë.

Ajo u bë firma e pestë e tillë që arriti këtë arritje. Vetëm Apple, Microsoft, Amazon dhe pronari i Google Alphabet e kishin arritur më parë atë vlerësim historik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026