Tesla nën hetim të mundshëm penal në SHBA: Hetohet nëse konsumatorët janë mashtruar

27 Tetor 2022 | 12:35

Tesla është nën hetim penal në Shtetet e Bashkuara mbi pretendimet se automjetet elektrike të kompanisë mund të drejtojnë vetë, konfirmuan për Reuters tre persona të njohur me këtë çështje.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë nisi një hetim të pazbuluar vitin e kaluar për dhjetëra aksidente, disa fatale, që përfshinin sistemin e asistencës së shoferit të Tesla-s, i njohur si Autopilot, i cili aktivizohej gjatë përplasjeve.

Historia e Autopilotit daton në vitin 2016, kur CEO i Tesla, Elon Musk e përshkroi sistemin si ndoshta më të mirë se një shofer. Javën e kaluar, historia u përditësua me njoftimin se softueri “plotësisht vetë-drejtues” është në punë, i cili do t’i lejojë klientët të udhëtojnë “në punë, në shtëpinë e një miku ose në dyqan pa prekur kurrë timonin”.

Megjithatë, kompania gjithashtu paralajmëroi në mënyrë specifike shoferët që të mbajnë duart në timon dhe të mbajnë kontrollin e automjeteve të tyre gjatë përdorimit të Autopilotit.

Teknologjia e Tesla-s është krijuar për të ndihmuar me drejtimin, frenimin, ndërrimin e marsheve dhe korsisë, por veçoritë e saj “nuk e bëjnë automjetin autonom”, thotë kompania në faqen e saj të internetit. Paralajmërime të tilla mund të komplikojnë çdo rast që Departamenti i Drejtësisë mund të ndjekë.

Kërkohen dëshmi se dezinformata është përhapur qëllimisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026