Testet e shpejta? Gazmend Koduzi: Qeveria s’ka bërë ende tenderin
Sipas Partisë Demokratike nuk është e vërtetë se autoritetet shëndetësore në Shqipëri do të hedhin në përdorim “testet e shpejta” si mënyrë e re për të shtuar testimet, kjo pasi qeveria ende nuk ka hapur tenderin për blerjen e kiteve.
Në një intervistë për Ilva Tare në Euronews Albania, kreu i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi, hodhi poshtë pretendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për futjen e testeve të shpejta si metodologji e re për të rritur testimet.
“Nga informacionet që kam unë, deri më 6 nëntor, Instituti i Shëndetit Publik ka mbyllur tenderin për PCR-në [testin me tamponë] “real time” [në kohë normale] siç po bën tani dhe kite profesionale normale, nuk ka bërë ende tenderë për blerjen e kiteve të shpejta, dhe e dyta nga distributorët që po e fut, leja për të dhënë testimet e shpejta është vetëm për përdorim spitalor, pra jo për përdorim për sektorin publik apo privat të cilat mund ta bëjnë [për qytetarët]…” – u shpreh Koduzi pasi e vlerësoi si tejet të nevojshëm testimin e shpejtë për përballimin e pandemisë.
Testimi i shpejt u paralajmërua se do të futet në përdorim sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp ku u njoftua edhe vendosja e kufizimit me tetë orë të lëvizjeve dhe aktiviteteve të bareve dhe restoranteve tre javët e ardhshme.
“Bota po e përdor [një teknikë të tillë], Maqedonia e Veriut ka marrë me qindra e mijëra testime të tilla për ta pasur situatën në kontroll, nëse këto do të bliheshin dhe do t’u viheshin në dispozicion mjekëve të familjes do ta bënin testin më të shpejt dhe duke u kapur më shpejt rasti do të parandalohej përkeqësimi i gjendjes së qytetarëve,” – u shpreh Koduzi.
Sipas përfaqësuesit të PD-së nëse do të funksiononte mirë dhe shpejt sistemi i testimeve të sëmurët me COVID-19 do të mund të trajtoheshin edhe në spitalet rajonale. Koduzi e cilësoi qasje të gabuar trajtimin e centralizuar vetëm në Tiranë.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Pandemia e Covid-19, Gazmend Koduzi kritika qeverisë: Nuk po behët asgjë
Pacienti me COVID-19 rrëfen për Euronews Albania kaosin te Infektivi
12 viktima dhe 525 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Hiqet ritestimi, për mbartësit e COVID-19 do të mjaftojë izolimi 14 ditor
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit