Tetori rozë/ Koçiu: Përfitoni nga programi mamografisë falas në të gjithë vendin

1 Tetor 2023 | 09:21

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave.

Në këtë videomesazh Ministrja Koçiu thekson përpjekjet dhe angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në betejën e vazhdueshme kundër kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë.

Koçiu thekson se shtrirja e mbulimit me mamografi falas në te gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri i fataliteteve.

Duke i ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, ministrja nënvizon se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.

Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjithë gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.

“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” – e përfundon mesazhin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026