Tetovë, nisin homazhet në nderim të Shpat Kasapit, arkëmorti me flamurin kombëtar

30 Nëntor 2025 | 12:20

Kanë nisur homazhet në nderim të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, I cili humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Arkëmorti me trupin e tij, ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar ndërsa ceremonia e ngushëllimit po mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.
Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026