Thatësira ‘pushton’ Italinë, shkatërrohen të mbjellat

29 Korrik 2022 | 11:04

Shenjat e thatësirës po duken në të gjithë veriun e Italisë, në toka e të mbjella.

Armando Tamagni shprehet se 30% e arave të mbjella me misër janë shkatërruar sepse nuk kanë pasur mjaftueshëm ujë.

“Jam 40 vjec.  Ata që janë më të vjetër shprehen se nuk e kanë parë kurrë një situatë të tillë. Uji ndonjëherë ishte i pakët, por gjithmonë mjaftonte për të ujitur. Nga pikëpamja ekonomike është një humbje e madhe për të gjithë sektorin bujqësor dhe agro-ushqimor”, u shpreh ai.

Në këtë anije të vogël në lumin Po, pasojat e thatësirës duken qartazi.

Niveli aktual i lumit është të paktën 2 metra nën nivelin e verës së kaluar. Dikur ishte një kënaqësi, por sot shëtitjet me varkë janë kthyer në një  vozitje me plot pengesa.

Autoritetet lokale, rajonale dhe kombëtare janë nën presion për të gjetur zgjidhje.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Lumit Po thotë se kjo është urgjenca e gjashtë në rajon në 20 vitet e fundit. Ai këmbëngul se ngrohja globale do të vijojë , kështu që strategjitë  duhet të jenë  urgjente.

“Ne duhet të investojmë në mënyrë që kjo të mos ndodhë më. Duhet të jemi në gjendje të mbledhim ujin kur bie shi dhe ta lëshojmë  kur ka nevojë. Duhet të projektojmë objektet e menaxhimit të ujit me një qasje të ndryshme, në mënyrë që uji mund të ripërdoret për bujqësi. Duhet të përmirësojmë kanalet , pasi rrjedhjet do të thotë se po harxhojmë 40 për qind të ujit . Duhet të modernizojmë edhe sistemet e ujitjes, që të plotësojnë kriteret e reja të inovacionit dhe teknologjisë”, u shpreh Meuccio Berselli, menaxher i përgjithshëm.

Ekspertët thonë se nevojiten urgjentisht edhe fushatat e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimit të ujit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026