“Thellësisht i pikëlluar”- Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e politikanit

26 Dhjetor 2022 | 11:17

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm italian Franko Frattini.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha, shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e politikanit italian, si dhe e cilëson atë si mik të madh të shqiptarëve.

Ish-kreu i PD shpreh mirënjohjen ndaj Frattinit për mbështetjen e dhënë prej tij në procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

“ThelIësisht i pikëlluar për humbjen e Franco Frattinit, italian dhe europian i madh dhe një mik shumë i dashur. Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e tij të paçmueshme për lëvizjen e lirë dhe integrimin europian. U prefsh në paqe i dashur mik!”, shkruan Basha në facebook.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026