Ndahet nga jeta Franko Fratini, politika shqiptare nderon ish-ministrin italian

25 Dhjetor 2022 | 19:53

Është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të diele ish-ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini.

Mediet italiane shkruajnë se Fratini nuk ia doli të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila  vuante prej disa kohësh, duke ndërruar jetë në spitalin Gemelli në Romë.

Franko Fratini njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë në 30 vitet e fundit. Përgjatë viteve 2002-2004 dhe 2008-2011, Fratini ishte ministër i Jashtëm i Italisë, ku u dallua mbështetja e madhe për Shqipërinë në proceset demokratike dhe për integrimin në Bashkimin Europian. Fratini mbajti edhe pozicionin e Komisionerit Evropian për Drejtësi dhe Liri në vitet 2004 – 2008 gjatë kohës që Komisioni Europian u drejtua nga Josè Manuel Barroso.

Për kontributin në mbështetje të Shqipërisë, Fratini ka marrë disa vlerësime. Në vitin 2018 ai u nderua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, për rolin që Fratini luajti heqjen e vizave për shqiptarët në Evropë. Në vitin 2012 Franko Fratini u shpall qytetar nderi i Tiranës nga kryebashkiaku i atëhershëm Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Fratinit, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe. Sipas Metës me ikjen e Fratinit, Shqipëria ka humbur një mik dhe mbështetës të pakursyer.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026