Eksperti: Çështja e Ervis Martinajt, e ngjashme me italianin që inskenoi vdekjen

24 Dhjetor 2022 | 20:39

Eksperti i sigurisë publike, Fatjon Softa thotë se ka një ngjashmëri mes çështjes së të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt dhe italianit Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri, por që u arrestua në Itali.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Softa nënvizoi se politika i përdor ngjarjet kriminale për beteja politike.

Sipas tij, kjo çështje do të shërbejë edhe për të treguar profesionalizmin e institucioneve.

“Kjo më duket një ngjarje që ka atë historinë e Davide Pecorellit. Kështu nisi dhe ajo, me atë formë, kur papritmas u zbulua sepse ndodhi dhe u gjet në territorin italian, pra, midis zhdukjes, midis enigmës për vrasje. Politika fatkeqësisht, edhe ngjarjet kriminale i përdor për beteja politike, sepse kanë ndjeshmëri publike.

Kjo është sikurse shumë ngjarje të tjera që duhet të tregojnë profesionalizmin, patjetër. Këto janë prova për të treguar që në këto instutucione ka profesionistë dhe këto profesionistë duhet të jenë, jo në presionin e politikës, por të detyrës dhe të zb atimit të ligjit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026