Rrumbullaku për zhdukjen e Ervis Martinajt: Hetimet janë në rrugë të mbarë
‘Hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj janë në rrugë të mbarë’.
Kështu deklaroi drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë një konference për mediat, pa dhënë shumë detaje për ngjarjen e bujshme që ka ngritur shumë pikëpyetje.
“Sot jemi për një çështje tjetër më madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”, tha Rrumbullaku.
Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej më shumë se 3 muajsh.
Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të kemi një përgjigje për fatin e tij.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.
LEXONI GJITHASHTU:
- Poli Hoxha: Xhaxhai i Ervis Martinajt zbuloi arsyen pse është vrarë nipi i tij
- ‘Ervis Martinaj krijoi organizatë’, Poli Hoxha: Duhet ndjekur pasuria e tij
- Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje kushërinjtë Avdylaj
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)