Thellohen telashet për Hunter Biden, djali i presidentit akuzohet për korrupsion

9 Gusht 2024 | 18:15

Prokurorët amerikanë në rastin e evazionit fiskal të djalit të presidentit Biden e kanë akuzuar atë se ka pranuar para nga një oligark rumun që kërkonte të ushtronte influencën në agjencitë qeveritare amerikane.

Akuza është pjesë e një çështjeje më të gjerë në ngarkim të Hunter Biden, i cili akuzohet për një evazion fiskal prej 1.4 milion dollarësh mes viteve 2016-2019, kohë kur shpenzonte miliona për makina luksoze, drogë dhe prostituta.

Prej kohësh, ligjvënësit republikanë e kanë akuzuar Hunter Biden, 54 vjeç, për “trafik influencash”, edhe pse komisionet parlamentare duhet ende të gjejnë prova. Çështja e taksave parashikohet të nisë në shtator në shtetin e Kalifornisë. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.

Sipas prokurorëve amerikanë, shtetasi rumun e punësoi Bidenin e ri për një punë ligjore në vitin 2015, kur i ati ishte zëvendës president.

Edhe pse në dokumente biznesmeni rumun identifikohet me inicialet G.P, mediat amerikane e kanë identifikuar atë si Gabriel Popoviciu, që asokohe po përballej me akuza për korrupsion në Rumani.

Prokurorët thonë se kanë në plan të paraqesin prova se Hunter Biden dhe një bashkëpunëtor morën shpërblim nga një sipërmarrës i huaj që synonte të influenconte politikën amerikane dhe opinionin publik, gjë që shtyu Shtetet e Bashkuara ta hetonin shtetasin rumun.

Dokumenti thotë gjithashtu se Biden dhe ortaku i tij ishin të shqetësuar se lobimi për klientin e tyre mund të shkaktonte probleme politike për të atin, Joe Biden dhe donin ta fshihnin natyrën reale të marrëveshjes.

Në tërësi, hetuesit dyshojnë se djali i presidentit dhe dy bashkëpunëtorë ndanë me njëri-tjetrin 3 milionë dollarë të paguara nga Popoviciu.

Ky i fundit u dënua me 7 vjet burg në vendin e tij për mashtrime me shit-blerjen e pronave në vitin 2017, edhe pse ka mohuar çdo shkelje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026