Papunësia tek të rinjtë, Binjaku: Është një fenomen që ka prekur të gjithë Evropën

9 Gusht 2024 | 17:13

Papunësia e të rinjve që vjen në rritje dhe qëndrimi i pensionistëve sa më shumë të munden në tregun e punës nuk është një fenomen vetëm shqiptarë. Sociologia Entela Binjaku gjatë një interviste  për Euronews Albania thotë se ky është një trend që ka prekur të gjithë Evropën Perëndimore.

“Në vitet e fundit është vënë re edhe në vendet e Europës Perëndimore, të rinj që punojnë më pak, të rinj që futen më vonë në tregun e punës, dhe të rritur që punojnë edhe pas daljes në pension”,-tha Entela Binjaku.

Sociologia rendit një sërë arsyesh , pse të rinjtë e shtyjnë gjithmonë e më shumë ditën për fillimin e një pune.

Por a është ky një fenomen negative apo pozitiv për shoqërinë?

“Është pozitive që ne kemi të rinj që kërkojnë të përmbushin veten, kërkojnë një standard tjetër”,-tha Binjaku.

Nga ana tjetër sa i takon 16% të pensionistëve të cilët janë ende aktiv në tregun e punës sociologia thotë se ato përveç se plotësojnë nevojat e tyre ekonomike, janë më aktiv por njëherazi mbushin boshllëqet e lëna nga të rinjtë në shumë fusha ku ka nevojë tregu i punësimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026