Themeluesi i Youtube bën paralajmërimin: Videot e shkurtra po dëmtojnë fëmijët

31 Korrik 2025 | 20:38

Steve Chen, një nga themeluesit e platformës më të madhe të videove në botë, YouTube, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin që videot e shkurtra si TikTok, Reels apo Shorts mund të kenë te fëmijët.

Ata mund të humbasin durimin për të ndjekur diçka më të gjatë se 15 minuta, u shpreh Chen gjatë një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Stanfordit

Sipas tij, videot që zgjasin vetëm disa sekonda po ndikojnë drejtpërdrejt te vëmendja e fëmijëve, duke i mësuar ata me kënaqësi të menjëhershme dhe konsum të shpejtë, por jo të thellë.

“TikTok është argëtues… por vetëm për momentin. Nuk të jep asnjë përfitim afatgjatë,” u shpreh Chen.

Ai e cilësoi këtë lloj përmbajtjeje si një formë që “shkurton” edhe vetë kapacitetin e trurit për të qëndruar i përqendruar për më gjatë.

Chen paralajmëroi se videot e shkurtra janë dizajnuar qëllimisht për të krijuar varësi dhe për të mbajtur përdoruesin të ngjitur pas ekranit, veçanërisht fëmijët. Prindërit, sipas tij, duhet të jenë më të kujdesshëm me çfarë shohin fëmijët e tyre.

Ai sugjeroi që platformat të vendosin kufizime për kohën e përdorimit sipas moshës, duke u dhënë mundësi fëmijëve të ndërtojnë një marrëdhënie më të shëndetshme me përmbajtjen dixhitale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026