Zhupa pas vendimit të Kushtetueses për “Zonat e mbrojtur”: Një dredhi shkatërruese

31 Korrik 2025 | 20:26

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi ligjin për zonat e mbrojtura, duke rrëzuar kërkesën e opozitës për shpalljen e tij antikushtetues.

Zhupa, e cila ka qenë nismëtarja e ankimimit, akuzon “Kushtetuesen” për “dredhi” dhe paralajmëron ndjekje të mëtejshme në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Sipas Zhupës, ndarja 4 me 4 e gjyqtarëve, ku gjysma pranuan shkeljet kushtetuese dhe gjysma jo, është një formë shmangieje nga përgjegjësia dhe shërben për të mbrojtur status quo-në e qeverisë.

Ajo i referohet edhe një rasti të mëparshëm në Strasburg:

“Marini kundër Shqipërisë” (2007), ku Gjykata Europiane e kishte konsideruar problematike ndarjen e votave në mënyrë të barabartë, duke e cilësuar si cënim të të drejtës për një vendim përfundimtar.

“Dredhitë për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura nuk na ndalojnë. Nga sot nuk kemi më zona të mbrojtura. Është fatkeqësi për vendin dhe turp për Gjykatën Kushtetuese.”- tha deputetja.

Zhupa thekson se mbrojtja e zonave të mbrojtura nuk do të ndalet dhe se kjo është një çështje kushtetuese dhe detyrim ndaj brezave të ardhshëm.

 “Zonat e mbrojtura do të mbrohen, sepse i mbron kushtetuta. Shqipëria nuk duhet t’u lihet në dorë klientëve të pushtetit për ta betonizuar dhe shkatërruar.”-tha deputetja.

Reagimi i plotë:

Dredhitë e Gjykatës Kushtetuese për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk na ndalojnë!

Në Strasburg për mbrojtjen e vendit! Nga sot nuk kemi më zona të mbrojtura!

Ndarja 4 me 4, ku 4 gjyqtarët pranojnë që ka shkelje kushtetuese dhe 4 gjyqtarë mendojnë se nuk ka, con në rrëzimin e kërkesën dhe pse nuk ndajnë dot nëse është apo jo antikushtetues. Kjo barazi është përdor dhe në raste të tjera si dredhi për të vendosur pa vendosur, për të ruajtur status quo e qeverisë duke bërë sehir.

Kjo praktikë dënohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku në çështjen Marini kundër Shqipërise, 2007 shprehet se “ del në përfundimin se parashikimi për ndarjen e votave në mënyrë të barabartë nuk i shërben sigurisë juridike dhe mund të privojë ankuesin nga e drejta efektive për një vendim përfundimtar për kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese”. Nuk mund të fshihen pas ligjit, ku ska asnjë arsye juridike dhe morale se përse katërshja që mendon se nuk ka shkelje duhet të prevaloj mbi katërshen që argumenton se ka shkelje?!

Për sa më lart do shkohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare.

Është fatkeqësi për vendin që lënë në fuqi një ligj antikushtetues dhe dështim për Gjykatën Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatës, ne rrëzohemi pa u rrëzuar me dredhi që nuk respektojnë as standartet europiane.

Pavarësisht kësaj dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standartet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria. Gjithashtu falenderoj për punën e tyre dy avokatët e nderuar Marash Logu dhe Franci Nuri.

Zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se ja kemi detyrim brezave të ardhshëm për ti lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

  • Adela Demetja emërohet në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve
  • Korçë: Lirimi i hapësirave publike, afati deri më 2 gusht për bizneset

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026