“Thethi ka vlerë”, Doda: Ja pse Rama po e bën aksionin në mes të verës

14 Korrik 2025 | 22:30

Barbara Doda, koordinatore e qarkut të Tiranës, Partia “Mundësia”, u shpreh në Euronews Albania se Thethi është një pasuri kombëtare që sipas Dodës, kryeminsitri Edi Rama dëshiron ta gëzojë për përfitimet e tij siç mund të jenë investime strategjike në Theth.

Në këndvështrimin e Barbara Dodës, kryeministri pretendon të mos ua lejojë këto pasuri të Thethit, banorëve të thjeshtë të fshatit dhe shton se aksioni në këtë sezon vere po ndodh për një qëllim.

“Thethi nuk është një pikë e vogël, është një pasuri kombëtare, është si Alpet e Zvicrës, është magji. Rama ia di vlerën Thethit. Siç ka bërë me jugun e Shqipërisë, Rama kërkon ta ndajë me miq të tij, me njerëz që janë afër pushtetit, me investitorë strategjik.

Banorët në zonë akoma thonë që po presim letrat. Po flasin për akte pronësie. Kur merr aktin e pronësisë së një prone, atëherë je vërtet pronar, atëherë prona jote ka vlerë. Le të presin gjithë jetën. Nuk ua jep kush aktin e pronësisë sepse ajo është tokë me vlerë dhe Rama tokën me vlerë nuk mund t’ia lejë një fshtatari të thjeshtë atje në Theth, dhe as një personi që është kthyer nga jashtë. Rama e do për vete, siç e ka bërë gjithë Shqipërinë. Kjo për të bërë investime strategjike. Ky aksion në mes të verës nuk është pa gjë. Rama nuk e ka këtë urgjencë kot. Rama e ka sepse e di që Thethi ka vlerë që do ta gezojë vet”, theksoi Barbara Doda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026