Thethi plot me turistë të huaj, preferojnë natyrën e egër dhe ushqimet bio

17 Dhjetor 2025 | 20:38

Kjo është pamja që ofron pika turistike e Thethit këto ditë dhjetori.

Turistë të shumtë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Thethin për të shijuar bukuritë natyrore, për të bërë hiking por dhe shijuar ushqimet tradicionale të zonës .

Hektori nga Spanja dhe Alina nga nga Ukraina ndodhen në Theth prej dy ditësh. Thethin tregojnë se e njohën nga platforma online ndërsa janë të mahnitur nga pamja e kësaj zone turistike.

“Jam Hektori dhe vij nga Spanja. Zgjodhëm të vijmë në Theth së bashku me të dashurën time pasi dëshironim të vizitonim një vend magjik , me natyrë fantastike si kjo e Thethit. Unë jam një person që i dua shumë malet dhe me thënë të drejtën ishim në kërkim pikërisht të një vendi të tillë. Pamja është fantastike dhe cdo gjë perfekte deri më tani.”-shprehet një turist.

“Unë jam nga Ukrahina . Në fakt vitin e kaluar kemi qenë në jug të Shqipërisë dhe na ka pëlqyer shumë . Asnjëhreë nuk kishim qenë në veri të Shqipërisë dhe prandaj po shikoja në rrjete sociale, disa vende fantastike këtu dhe menjëherë i thashë të dashurit tim që duhet të vijmë me patjetër. Çdo gjë është shumë e bukur.”-shprehet një turiste.

Këtë sezon dimëror në Theth janë të hapura mbi 20 bujtina që ofrojnë shërbim pa ndërprerë për të gjithë turistët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026