Theu masën e arrestit, arrestohet 25-vjeçari që shkaktoi zjarrin me 8 hektarë dëme

29 Korrik 2025 | 13:51

Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi dyshohet se, pavarësisht se ishte në masën e arrestit në shtëpi.

Policia thotë se i riu ka thyer këtë masë dhe ka dalë duke ndezur një zjarr, i cili më pas ka përfshirë rreth 8 hektarë barishte dhe shkurre.

“25-vjeçari R.L., më datë 27.07.2025, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e cila i ishte dhënë për veprën penale “Vjedhja” ku rreth orës 23:30, në bashkëpunim me shtetasin S.I., kanë ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote në fshatin Janjar, Konispol, ku për pasojë janë djegur rreth 8 hektarë barishte dhe shkurre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka arrestuar në flagrancë 25-vjeçarin, ndërsa ka proceduar penalisht edhe 51-vjeçarin, e dyshuar si bashkëpunëtor.

Në të njëjtin njoftim, policia sjell detaje dhe për një episod tjetër të zjarrvënies, ku ka proceduar penalisht një 15-vjeçar për ndezje zjarri në një sipërfaqe bimësie në fshatin Dukat.

Policia thotë se efektivët në Orikum kanë identifikuar autorin e këtij rasti, ku është nisur procedimi penal ndaj një 15-vjeçari, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Fëngu i Bozhanajve” ku për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i janë kaluar prokurorive përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026