‘Thikë pas shpine, u soll si Trump’, pakti SHBA-Australi-Britani zemëron Francën dhe Kinën
Marrëveshja mes SHBA, Britanisë dhe Australisë për prodhimin e 12 nëndetëseve bërthamore ka shkaktuar reagime të forta nga Franca dhe Kina. Ministri i Jashtëm francez thotë se me këtë vendim Presidenti Biden u soll si paraardhësi i tij, Trump.
Australia, Britania dhe SHBA thanë se pakti i tyre i ri i sigurisë AUKUS kishte për qëllim mbrojtjen e interesave të përbashkëta në rajonin Indo-Paqësor, por duket se nuk është mirëpritur.
Kina e cilësoi marrëveshjen “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se pakti “minon seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal dhe intensifikon garën e armatimit”.
Ambasada e Kinës në Uashington akuzoi vendet për një “mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.
Pakti krijoi një përplasje edhe me Francën, e cila humbet një marrëveshje me Australinë për të ndërtuar 12 nëndetëse.
Franca akuzoi Presidentin amerikan Joe Biden se e goditi me thikë pas shpinë dhe veproi si paraardhësi i tij. Donald Trump.
“Ky vendim brutal, i njëanshëm dhe i paparashikueshëm më kujton shumë atë që bënte zoti Trump,” tha ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian për radion France, duke shtuar se ishte i zemëruar dhe i hidhëruar.
“Kjo nuk bëhet midis aleatëve”, theksoi ministri.
Në vitin 2016, Australia zgjodhi ndërtuesin e anijeve franceze Naval Group për të ndërtuar një flotë të re nëndetëse me vlerë 40 miliardë dollarë për të zëvendësuar nëndetëset e saj Collins, më shumë se dy dekada të vjetra. Dy javë më parë, ministrat australianë të Mbrojtjes dhe të Jashtëm rikonfirmuan marrëveshjen në Francë.
Marrëdhëniet midis Trump dhe Macron u përkeqësuan gjatë presidencës së republikanit dhe diplomatët thonë se ka pasur shqetësime muajt e fundit sepse Biden nuk është i hapur me aleatët e tij evropianë. Veprimet e Uashingtonit në Australi ka të ngjarë të tendosin më tej raportet Transatlantike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura