Thirrja e Artur Bushit në SPAK: Ndaj tij 7 kallëzime, për 3 ka nisur procedimi penal
17 Mars 2023 |
12:18
Kryetari i Bashkisë së Krujës u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.
Euronews Albania ka mësuar se ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, ndaj 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal.
Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.
Ndaj Artur Bushit rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:
- Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
- Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
- Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.
Në lidhje me procedimet penale rezulton:
- Për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale).
- 2 procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi, deri në këtë faze të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.
Veshja e aktores Ciara Princess, në festën e organizuar nga Vanity Fair pas ceremonisë së Oscarit, ka shkaktuar një numër të madh reagimesh në rrjet.
LEXO GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren