Thirrja e BE-SHBA: Zgjatja e vetingut interes kombëtar

8 Shkurt 2022 | 17:36

Dy ditë para votimit në Kuvend për zgjatjen e vetingut, delegacioni i BE dhe ambasada Amerikane u bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë pro.

Në një komunikatë për mediat të publikuar mbrëmjen e 8 shkurtit thuhet se “kjo nuk është një çështje partiake” por në “interes kombëtar”.

“Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhme ne Shqipërisë në BE”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Parlamenti do të votojë më 10 shkurt për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Deri tani kanë kaluar në procesin e verifikimit me qindra gjyqtarë dhe prokurorë, ku një pjesë e mirë e tyre janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të shkeljeve.

Për shkak se ende mbeten shumë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë kaluar procesin e rivlerësimit, organeve të vetingut do t’u zgjatet mandati me 2 vite e 6 muaj.

Për këtë duhet ndryshuar Kushtetuta, ndaj në Kuvend nevojitet një shumicë e cilësuar prej 94 vota.

Mazhoranca përbëhet nga 77 deputetë dhe për miratim, nevojitet kompromisi i opozitës.

Partia Demokratike ende nuk ka një qëndrim zyrtar se si do të jetë vota e saj.

Mandati aktual i organeve të vetingut përfundon në qershor 2022, ndërsa me zgjatjen e propozuar do të përfundojë në fund të vitit 2024.

Reforma në drejtësi u miratua në Kuvend me 140 vota në korrik 2016.

Zgjatja e mandatit të vetingut është mbështetur nga Komisioni i Venecias në opinionin e dhjetorit 2021 me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë.

Zgjatja gjithashtu është mbështetur dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026