Thirrja e DPA, Bido thirrje studiuesve dhe ekspertëve për botimet e vitit 2026

19 Shkurt 2025 | 16:51

Tematika që përkojnë me përvjetorët e ndodhive historike, me lindjen dhe me vdekjen e disa prej emrave më të angazhuar në veprimtarinë publike, janë disa nga tematikat që do të kenë në thelb botimet e reja nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Drejtori i Arkivave Ardit Bido u bëri thirrje studiuesve e ekspertëve që të bëhen pjesë e botimeve për vitin që vjen, ku nuk mungojnë risitë.

“Risia e këtij viti është publikimi i një udhërrëfyesi arkivor, që do të ketë për qëllim orientimin e studiuesve në procesin e kërkimit online, në platformën e Sallës së Studimit apo në Këndet Arkivore të çelura në dhjetëra qytete në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Greqi dhe në jug të Italisë. Për secilën prej këtyre gjinive të botimeve, të interesuarit duhet t’i drejtohen adresës botime.arkiva.gov.al, për të depozituar kërkesën e tyre për pjesëmarrje dhe abstraktet e punimeve të propozuara”, tha Bido.

Po ashtu, në materialet të mundshme për botim përfshihen përmbledhjet e dokumenteve për një periudhë, çështje apo personalitet historik; punimet monografike të lidhura me historikun e arkivave, sfidat dhe problematikat e tyre në Shqipëri e më gjerë; botimet e dokumenteve në gjuhë të rralla (osmanisht, greqisht, latinisht etj); botimet e akteve ligjore dhe nënligjore për punën me dokumentet arkivore; inventarët, katalogët dhe treguesit e punës kërkimore në arkiva.

Çdo punim i paraqitur nuk duhet të kapërcejë kufirin prej 400.000 shkronjash dhe shenjash, ose të 10 fletëve tipografike. Thirrja për pjesëmarrje do të qendrojë e hapur deri më datën 5 prill, 2025.

Në vitin që vjen shënohet 130-vjetori i lindjes së Mujo Ulqinakut; 110-vjetori i themelimit të Komisisë Letrare të Shkodrës; 110-vjetori i vdekjes së Isa Boletinit; 100-vjetori i vdekjes së Aqif Pashë Elbasanit dhe 80-vjetori i vdekjes së Lef Nosit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026