Alarmon Çashku: Ka pasur tentativa për zhdukjen e arkivave tona!

12 Maj 2024 | 19:14

Regjisori i njohur Kujtim Çashku ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “Interview” në Euronews Albania ku theksoi se ka ndodhur krime të mëdha që kanë lidhje me zhdukjen e arkivave të Shqipërisë.

Mes tjerash ka ngritur alarmin duke thënë se arkivat janë keqtrajtuar  ndërsa shtoi se po bashkëpunojnë me autoritetin e dosjeve për të nxjerrë në dritë dëshmitë e forta të kohërave.

“Duhet  të dini se ka një grabitje botërore, ka shumë vende që e kanë kuptuar se ça do të thotë kultura e imazhit për të parë dhe për të grabitur këto miniera që padyshim mund të shërbejnë si luftërat që bëhen sot për ikonat, për dëshmitë arkeologjike. Do doja të thosha se kanë ndodhur krime të mëdha në lidhje me  zhdukjen e arkivave tona, arkivat tona janë braktisur, janë keqtrajtuar dhe kështu që unë e ngre këtë si alarm.

Ne jemi duke bashkëpunuar me autoritetin e dosjeve për të parë dhe për të dëshmuar, qofshin dhe ato gjëra që kanë të bëjnë me filmimet e kohës. Ato dëshmi janë shumë të fuqishme. Po flas për gjërat e mbetura nga marrëzitë e kohës. Do të vijë koha që duhet hedhur dritë mbi këto krime”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të...
21:49 | 28/06/2026

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026