Rama nga Athina: Si ka mundësi që edhe pas 84 vjetësh Ligji i Luftës është në fuqi
Kryeministri Edi Rama ka folur me shqiptarët në Athinë edhe për ligjin e luftës. ai tha se është absurde që edhe pse kanë kaluar 15 vite që nga anëtarësimi në NATO, pjesë e të cilës është edhe Greqia, ende mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një ligj lufte i hartuar 84 vite më parë.
“Lufta e Dytë Botërore, mbyllja hermetike e Shqipërisë në rrethin e nëntë të ferrit komunist, e ndau Europën në dysh dhe e shtyu deri në fundin e shekullit XX mundësinë që të rikthehej ky vizion i atit tonë themelues në tryezën e marrëdhënieve të vendosura tërësisht mes dy shteteve pas shembjes së komunizmit. Po iku edhe shekulli XX, po vjen mesi i dekadës së tretë të XXI, dhe në vend se Shqipëria dhe Greqia të ishin sot një kundërpeshë triumfi e fqinjësisë së kthyer në një aset strategjik, gjeopolitik në panoramën e Ballkanit dhe një shembull tërheqës për të gjithë fqinjët e tjerë që ta ndiqnin për paqen që prodhon mirëqënie, siguri, ardhmëri në tryezën e marrëdhënieve tona ndërshtetërore, rri akoma në fuqi ligji i luftës së Greqisë me Shqipërinë.
Ai ligj i 10 nëntorit 1940 përcakton ç’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte dhe po atë ditë me dekret mbretëror ligjërohet që gjendja e luftës më Italinë dhe me Shqipërinë. Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhojë pasojat e ligjit të luftës, mbeten në fuqi sot e gjithë ditën megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Po si ka mundësi në mes dy shtetesh që kanë nënshkruar një traktat miqësie, që janë bashkë në NATO prej 15 vjetësh, të mos jetë shfuqizuar akoma gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?
Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur sa dhe si kemi mundur, që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona, ashtu sikundër jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë me dialog, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes dy shteteve tona, sepse unë kam bindjen e palëkundur, që nëse ka vullnet të mirë dhe vendosmëri reciproke, të gjitha mosmarrëveshjet e trashëguara mund të zgjidhen pa pritur që të kalojnë dhe 84 vite të tjera”,tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Shqiptarët, vlerë e shtuar në Greqi”, Rama: Na lidh historia mijëravjeçare
- Rama shqiptarëve në Athinë: Greqia ka nevojë për ju, ashtu siç ju keni nevojë për të
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë