“Shqiptarët, vlerë e shtuar në Greqi”, Rama: Na lidh historia mijëravjeçare
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij të mbajtur në takimin me shqiptarët e Athinës se shqiptarët janë një vlerë e shtuar e Greqisë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ekonomi, dije e në kulturë.
Ai tha gjithashtu se historia mes dy vendeve tona është më e ngushtë nga ç’duket ndërsa theksoi se rrugët e Shqipërisë dhe Greqisë janë pashmangshmërisht të lidhura edhe në të ardhmen.
“Mirë se vij në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Disa këtu në Greqi u çuditën. Të tjerë u mërzitën. Ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju. Por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallen me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.
Shqiptarët nuk janë më “të leckosurit” e ardhur nga mali. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën dhe i shikon sot të gjithë në sy me të njëjtin respekt që njeh dhe meriton nga të gjithë. Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e ekonomisë, dijes e kulturës i këtij vendi të bekuar ku prej 25 shekujsh qëndron djepi i filozofisë dhe demokracisë.
Gjatë historisë rrugët e shtëpive tona, luftërat, përrallat, marrëdhëniet tona kanë qenë shumë më të lidhura sa ç’janë lënë të duket. Edhe sot dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se realiteti, ndërthurja e jetëve dhe lidhja e rrugëve të së ardhmes të pandashme mes shqiptarëve dhe grekëve”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore