Thirrja e fortë e ish-ministrit të Drejtësisë: Të ndalohet ky vetting, detyrë urgjente ndërtimi i shtetit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke folur për reformën në drejtësi, tha në “Ilva Now” se Shqipëria nuk ka shtet, por pushtet me shumicë.
“Shqipëria nuk ka shtet, zyrtarisht nuk ka shtet. Ka pushtet me shumicë dhe nuk ka shtet”, tha ai.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti ish-ministrin nëse ishin apo jo të korruptuar gjyqtarët që u larguan nga vettingu, për këtë z. Manjani ndau këtë mendim:
“Jo, unë nuk guxoj ta them këtë, ai që e thotë këtë është masakra, është shpifës, përfshire edhe ambasadorët e huaj, korrupsioni është vepër penale, që ta kuptojnë të gjithë, Korrupsioni o dënohet në gjykatë dhe quhet i korruptuar, përndryshe mbylle gojën. Unë nuk guxoj t’i them i korruptuar nëse nuk është i dënuar me formën e prerë”, tha ai.
Duke kritikuar largimin e shumë gjyqtarëve nga procesi i vettingut, ish-ministri i Drejtësisë e cilësoi shtetin shqiptar si shtet karagjoz, që nxjerrë në rrugë gjyqtarë që kanë dhënë dënime të përjetshme.
“Janë larguar nga vettingu, por janë larguar nga një proces që nuk kanë lidhje me ligjin e vettingu. Vettingu ka tri kritere, jo një. Pasuria është komponenti i fundit. Ti po heq një punonjës shteti, i cili, që ka dënuar me burgim të përjetshëm. Ky është një shtet karagjoz, ky është një shtet maskara, që hedh në rrugë nëpunësin që punon për ty, që ka dënuar me burgim të përjetshëm. Unë kërkoj një proces të ndershëm”, tha ai.
Teksa theksoi se vettingu nuk është gjykatë e mirëfilltë, z. Manjani tha se aktualisht ekziston një memo në Strasburg, e cila ka krijuar përplasje.
“Ata pretendojnë se janë gjykatë. Ka një memo të tmerrshme në Strasburg, që ata pretendojnë se janë gjykatë. Ata s’dinë si ta trajtojnë, avokatura e shtetit përplaset me këtë të vetingut se nuk dinë si ta trajtojnë si gjykatë apo si institucion administrativ. Kjo është një përplasje të madhe në Strasburg. Kjo është një derr me një bisht mbrapa, hajde gjeje se çfarë është”, tha ai.
Ai bëri një deklaratë të fortë, ndërsa shtoi se proces i vettingut aktual duhet të ndalohet.
“Unë nuk mendoj se ka reformë,Shqipëria ka deformë. Çdo gjë është e deformuar. Ne kemi detyrë urgjente kombëtare të ndërtojmë shtetin.Të behën gjykatat urgjentisht, duhet ndaluar ky budallallëk i vettingut. Ky vetting duhet ndalur, duhet bërë siç është në ligj.T’i japim një shans të dytë të njëjtës reformë. Kjo është një reforme personeli, që nuk ka ndryshuar asgjë”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta