Thirrja e Ramës për bashkëpunim me Bashën, kryeministri: U keqinterpretua, nuk kemi nevojë për votat e djathta

16 Prill 2021 | 12:44

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral me vajzat e Tiranës bëri thirrje se gratë dh vajzat në 25 prill duhet të marrin fatin e votës në dorë, ndërkohë që sqaroi dhe deklaratën e tij për bashkëpunim me Bashën.

Sipas tij një vajzë dhe një grua duke pasur peshën dhe përgjegjësinë që ka,  e kupton më së miri se nëse votohet për Partinë Demokratike, siç u shpreh dhe Rama, Shqipëria nuk do të mund të bëjë para për në një majë që duhet shumë punë për ta arritur.

“Kush del dhe thotë lek, lek , lek, thjeshtë kërkon të manipulojë shpirtin e lodhur, të trazhuar, shpirtin e mërzitur, ndërsa kush thotë punë, punë, punë, kërkon ta mobilizojë, motivojë, kërkon ta cojë në betejë, sepse Shqipëria duhet të vazhdojë betejën,” – u shpreh Rama.

Kryeministri përmendi sërish bashkëpunimin me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, si një çështje që është komentuar jo ashtu si ai e ka përcjellë.

Rama sqaroi se thirrja për t’u bashkuar është një domosdoshmëri për të ecur para dhe jo për t’u përballur gjithnjë me një politikë që është si “mina me sahat”.

“Nuk është një thirrje për të bërë një qeveri bashkë siç bëri Saliu qeveri me Liken nga halli kur s’kishte votat apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesa të tyre. S’ka lidhje fare. Ne nuk kemi nevojë dhe as nuk do të jemi në nevojë për të kërkuar vota sepse ne në 25 prill do të marrim shumicën e votave absolute,” – u shpreh kryeministri duke theksuar se thirrja e tij lidhet drejtpërdrejt me krijimin e një politike të denjë për shqiptarët.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026