Thirrjet për dorëheqjen e Bashës i shoh me dyshim, tingëllojnë si një lojë, thotë Ralf Gjoni
Ralf Gjoni thotë se nëse dy drejtuesit e partive kryesore të opozitës nuk dorëhiqen, në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë drejtë avullimit. Ai e konsideron një lojë deklaratën e Fatbardh Kadillit dhe Bujar Nishanit që i kërkojnë largimin Lulzim Bashës, pasi thotë se mungojnë veprimet konkrete.
“Kërkesa për dorëheqjen e Bashës nuk i takojnë vetëm anëtarëve të PD por çdo qytetari që ndihet i zhgënjyer sot nga dështimi i opozitës. Opozita nuk është entitet privat i Sali Berishës apo Lulzim Bashës. Është një entitet i regjistruar në gjykatë, është një parti kombëtare dhe i takon çdo shqiptari të jetë i prekur. Pas reagimit të Fatbardh Kadillit, shoh reagimin e Bujar Nishanit dhe mua kjo më tingëllon si lojë. E shoh me dyshim”, tha z. Gjoni.
Për deputetin e opozitës parlamentare rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit nuk është fitore e Edi Ramës por humbje e z. Basha duke e bërë atë përgjegjës kryesor për rezultatin e opozitës.
“Hapi i parë është dorëheqja e kryetarit të partisë më të madhe opozitare që ka një emër dhe që është Lulzim Basha. Kjo nuk është fitore e Edi Ramës por është humbje e Lul Bashës, është shumë e thjesht. LSI po shkon drejt avullimit nga 19 në 4 dhe shumë shpejt do të jetë zero, sepse 4 nuk mjaftojnë për të formuar as grup parlamentare. Monika Kryemadhi duhet të dorëhiqet sot, jo nesër, është shumë vonë.
Nëse Lul Basha dhe Monika nuk dorëhiqen, anëtarët e këtyre partive duhet të bëhen bashkë dhe t’i shporrin, të paktën Lul Bashën që është kryetar i partisë më të madhe opozitare. Nëse këta nuk kanë guxim ta bëjnë këtë gjë, atëherë do të thotë se PD po shkon drejt fatit të LSI pas 4 apo 8 vitesh”, shtoi z. Gjoni.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024