Threads hapet për edhe gjysmë miliardi njerëz në Evropë
Threads, aplikacioni i ri i pronarit të Facebook, Meta, ka mbërritur edhe në Bashkimin Evropian të enjten, disa muaj pasi u lëshua në tërë botën në korrik, njoftoi shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg. Platforma e re, e cila është pjesë e Instagramit, lejon njerëzit të regjistrohen duke përdorur llogaritë e tyre në Instagram.
Threads u themelua me qëllim për t’i bërë rivalitet rrjetit social X, dikur i njohur si Twitter, pasi ky i fundit i zemëroi shumë përdorues dhe reklamues kur u ble nga Elon Musk vitin e kaluar.
“Sot po e hapim Threadsin në më shumë vende në Evropë. Mirë së vini të gjithë”, shkroi Zuckerberg në Threads.
Threads u lëshua në 100 vende në fillim të këtij viti, por jo edhe në BE. Zyrtarët e Meta cituan qartësinë rreth rregullatorit si arsye e vonesës së mbërritjes së rrjetit social në Evropë. Meta ka qenë vazhdimisht nën mikroskopin rregullator të BE-së, posaçërisht për shkak të shqetësimeve për mënyrën se si i përdor të dhënat e përdoruesve për t’i shërbyer reklamuesve.
Më shumë se 100 milionë njerëz i ishin bashkuar Threadsit brenda një jave të lëshimit të tij në treg, pa përfshirë ata brenda BE-së.
Meta tha të mërkurën se njerëzit në BE mund të krijojnë tani profile në Threads të lidhura me llogaritë e tyre në Instagram, por mund edhe ta përdorin aplikacionin pa profil për të kërkuar, shpërndarë dhe madje për të raportuar përmbajtje, pasi kompania pranoi t’u përmbahet rregullave të BE-së.
Ata, megjithatë, nuk mund të postojnë apo të ndërveprojnë me përmbajtjen në Threads pa qenë të kyçur me llogarinë e tyre të Instagramit. Instagrami i ka dy miliardë përdorues në gjithë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme