Thurësit e shportave, gjithnjë e më të paktë: Nuk vlerësohemi, i shes 10 mijë lekë
Dikur, ishin të vetmet mjete që përdoreshin per të mbajtur apo transportuar ushqime dhe produkte të tjera bujqësore. Të lëna për shumë vitë në harresë, sot koshat, kanistrat e shportat e punuara në mënyrë artizanale sërish gjithnjë e më shumë po kërkohen në treg, si elemente dekoruese. Por ata që i punojnë janë gjithnjë e më të paktë. Kjo sepse punimi i tyre është mjaft i vështirë dhe kërkon shumë kohë. Pëllumb Mustafai e ka trashëguar këtë zanat nga gjyshi dhe babai i tij. Në fillim si pasion e ndërsa sot puna e ndihmon të mbajë familjen.
Artizan Pëllumb Mustafai deklaroi pwr Euronews: “Në kohën e monizmit kemi bërë kosha për fermën ndërsa tani që ska punë, se smë merr njeri në punë sepse jam moshë mallore u detyrova që të pres thupra dhe të vazhdoj zanatin e prinderve tanë.”
Thurja e shportave, kerkon shumë kohë. Pëllumbi na shpjegon se si është e gjithë procedura e prodhimit të një shporte nga fillimi në fund.
“Një ditë pune shkon vetëm me prerje dhe zbardhjen e thuprës. Të nesërmen pastaj do fillosh të bësh një shportë ose dy shporta dmth një shportë bën 5 mijë lekë. Procesi i thurjes zgjat rreth tre orë një shportë kurse koshi që bëjmë 50×40 lart ai shkon 4 orë e gjysëm”, tha Mustafai.
E megjithatë, Pëllumbi thote se puna e tij vlerësohet shumë pak nga, e më shumë fitojnë tregtarët se ai.
“Nqs unë bëj një kosh me diametër 50 me 40 gjerësi unë atit i marr 10 mijë lekë kurse ai e shet 20 euro”, tha ai.
Por pavarësisht mos vlerësimit, ai thotë se këtë punë e bën me pasion, dhe si vazhdim të traditës së të parëve, e i vjen keq qe ai është brezi i fundit i familjes që do të thurë shporta.
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë