EMRAT/ Thyen rregulloren, përjashtohen nga radhë e policisë tre efektivë

4 Janar 2023 | 15:02

Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj tre punonjës për shkelje të rëndë të rregullores së policisë së shtetit.

Rekomandimi për përjashtimin e efektivë ka ardhur nga Drejtoria e Standardeve pas një hetimi të kryer, të cilët i kanë rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë përjashtimin e fektivë.

Punonjësit e policisë të përjashtuar janë një efektivi i Shqiponjave në Tiranë, Ylber Dybeli,  inspektori në Elbasan, Redi Mato, si dhe inspektori në komisariatin e Tiranës, Renato Feri.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësve të Policisë:

– Inspektor Y. D., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ky punonjës policie u pezullua nga detyra, në datën 22.12.2022, pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë;

– Inspektor R. M., me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi në datën 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë E. H., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit;

– Inspektor R. F., me detyrë trup shërbimi, në Seksionin e Sigurisë dhe Objekteve, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kur është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij, i ka kundërshtuar, ofenduar dhe kanosur ata”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia njoftoi shtyrjen e  afatit të gradimit për 2 vjet për punonjësin e policisë Ervis Hasa, pasi ky i fundit ka patur një zënkë me një tjetër punonjës policia gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë shërbimit.

“Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë vendimin, të cilin e ka miratuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për caktimin e masës disiplinore “Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet”, për punonjësin e Policisë E. H., me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi më datë 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë R. M., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë shërbimit”, njoftoi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026