Thyen xhamat e Zyrës së Tom Doshit në Tiranë, gjenden dy plumba

29 Prill 2025 | 14:53

Forca të shumta policie janë vendosur në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku raportohet se dy persona kanë sulmuar zyrën e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Gazetarja Sara Demushi, në një raportim për Euronews Albania, tha se lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy persona, babë e bir. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arjan Telhallari dhe djalin  e tij.

I biri mësohet se ka pasur një konflikt me persona që qëndrojnë pranë kësaj zyre elektorale dhe ka njoftuar të atin lidhur me këtë konflikt.

Të dy babë e bir kanë shkuar për t’u sqaruar dhe konflikti ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta.

Gazetarja shtoi se në vendngjarje janë konstatuar edhe dy fishekë luiftarakë të paplasur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026