Thyerja e madhe mes Salianjit dhe Berishës, Koka: Ja frika më e madhe e PD që nuk lejon kandidatë
Gazetari Bledian Koka komentoi debatet e brendshme në Partinë Demokratike mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës lidhur me garën për kreun e ri të partisë.
Sipas tij, gjithë situata e krijuar në PD tregon se ka një thyerje të madhe për diçka që duhet të ketë ndodhur më parë se të shkohej në këtë përplasje.
Koka tha se një nga arsyet kryesore pse nuk po lejohen kandidatë në garën për PD është frika që partia të mos futet sërish në çështje gjyqësore siç ndodhi për 3 vjet me vulën.
“Derisa u kalua nga dashuria që kishte Berisha kur i shkoi në burg deri në tetor kur ndodhi plasja e madhe… kur dilet kundër ka ndodhur një gjë më para. Ka informacion që iu premtua kreu i partisë dhe më pas u pendua. Pengimi kaq i fortë që iu bë këtyre kandidatëve që duket që nuk kanë lidhje me sfidën reale brenda partisë, por me një qëllim tjetër që është artikuluar nga një prej kandidateve që ka thënë do ta çojë PD në gjyq dhe interpretoj nenin Basha. Këtu PD nga informacionet ka frikën e futjes në situatën e gjyqit me vulën për 3 vite. Se sa qëndron kjo frikë, në dijeninë time kjo është një nga shqetësimet kryesore që është përdorur kjo metodë drakoniane në PD”, tha Koka.
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë