Thyhet armëpushimi Tajlandë-Kamboxhia: Luftimet vijojnë pavarësisht marrëveshjes

29 Korrik 2025 | 10:56

Kriza kufitare mes Tajlandës dhe Kamboxhias duket se nuk po njeh qetësi, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi të arritur vetëm një ditë më parë. Autoritetet tajlandeze kanë akuzuar zyrtarisht Kamboxhian për shkelje të qëllimshme të marrëveshjes së armëpushimit, duke raportuar për luftime të reja përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Armëpushimi i dakordësuar të hënën synonte t’i jepte fund një konflikti pesëditor, i cili deri tani ka lënë të paktën 33 të vdekur dhe ka detyruar mijëra civilë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri tajlandez, Phumtham Wechayachai, bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe e cilësoi marrëveshjen si një hap drejt zgjidhjes paqësore të tensioneve. “Armëpushimi pasqyron dëshirën e Tajlandës për një zgjidhje paqësore. Ne jemi të angazhuar për ta zbatuar atë me mirëbesim nga të dyja palët”, deklaroi ai.

Megjithatë, ushtria tajlandeze raportoi se forcat kamboxhiane kanë ndërmarrë sulme gjatë natës në disa pika përgjatë kufirit, duke shkelur marrëveshjen. Sipas deklaratës së ushtrisë, trupat tajlandeze nuk kanë reaguar ushtarakisht, duke respektuar armëpushimin, por janë qëlluar nga ana tjetër deri në orët e mëngjesit të së martës.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias ka mohuar akuzat, duke deklaruar për agjencinë AFP se nuk ka pasur përleshje të armatosura pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, të dyja palët u angazhuan të tërheqin trupat nga zonat e tensionuara dhe të lejojnë monitorim të pavarur për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Situata në kufi mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vëzhgon me shqetësim zhvillimet dhe bën thirrje për respektimin e marrëveshjes dhe rivendosjen e stabilitetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre

Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një nismë ndërgjegjësuese, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve freskim me...
13:53 | 12/07/2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

Rastet e reja me kancer në botë pritet të rriten me 66.7% deri në vitin 2050, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta do të...
13:18 | 12/07/2026

Mijëra fluturime anulohen dhe vonohen në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi

Mijëra fluturime janë anuluar ose vonuar në Kinë për shkak të stuhive të shkaktuara nga tajfuni Bavi, raportuan mediat shtetërore të dielën. Linjat ajrore kineze...
12:43 | 12/07/2026