“Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke”, Rama kërcënon hapur Ervin Salianjin?
Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputetin Ervin Salianji në seancën plenare ditën e sotme në Kuvend.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë i është drejtuar që të bëjë kujdes, ndërsa Salianji këtë fjalë e ka marrë si kërcënim.
Rama teksa i ka thënë se nuk është kërcënim, i tha se dje ka fituar dhe një proces gjyqësor për shpifje.
Numri një i qeverisë i është drejtuar Saliajnit duke i thënë se është bedel dhe se nuk ka dinjitet.
“Ti bëjë kujdes, shiko proceset që ke. Po të informoj se dje kam fituar një proces tjetër për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Jeni kryebedel, ti je një bedel pasionant. Ti je si mizë nën të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën. Ti qëndro atje dhe luaj rolin e shqiponjës duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme. Rri aty se ke dhe ditë të vështirë sot. Kujdes me fjalorin. Ju bedel, nuk keni fe, nuk keni imam, nuk keni flamur, nuk kemi dinjitet, nuk keni asgjë”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera