VIDEO/ Tifozët turq në Kosovë: Zemra jonë është për Turqinë, por duam një ndeshje vëllazërore
Përfaqësuesja e Kosovës zbret këtë të martë në fushën e Stadiumit “Fadil Vokrri” me misionin për të bërë realitet ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026. Në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese në Prishtinë, “Dardanët” synojnë një rezultat historik kundër Turqisë, që do t’i çonte për herë të parë në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, e cilësoi përballjen ndaj Turqisë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, duke theksuar se ndeshja është plotësisht e hapur. Ndërsa kapiteni Vedat Muriqi tha se ekipi nuk ndihet në presion, çka mund të sjellë edhe suksesin sonte.
Tifozët e të dy skuadrave janë mbledhur në Prishtinë për të ndjekur ndeshjen, shumë prej tyre në stadium dhe pjesa tjetër përmes ekranëve televizivë ose në sheshet e qytetit. Tifozët e Kosovës, që kanë ardhur nga treva të ndryshme, besojnë fuqishëm tek fitorja e Dardanëve.
Sportdashësit mysafir besojnë në fitoren e ekipit të tyre, por shtojnë se do ta mbështesin Kosovën në rast të kualifikimit.
“Shpresoj se do të fitojmë sepse e presim këtë moment prej 24 vjetësh. E di që edhe për Kosovën është me rëndësi, sepse do të jetë hera e parë. Kështu që kushdo që do ta fitojë ndeshjen dhe shkon në Botëror, ne do ta mbështesim, qofte Turqia apo Kosova. Së pari shpresojmë që kjo ndeshje të jetë vëllazërore, sepse ne e duam Kosovën edhe pse jemi nga Turqia. Lë të fitojë ekipi më i mirë, por normalisht zemra jonë është për Turqinë”,. thonë tifozët tuq.
Kujtojmë se, në rast të një kualifikimi, Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në një eveniment madhor të futbollit botëror, ndërsa edhe për Turqinë, kjo mbetet një ëndërr pas pjesëmarrjes së vetme të shënuar në vitin 2002, me 24 vite mungesë në Botëror.
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre