“Tipike e një regjimi komunist”, ministrat italianë kundër shtrëngimeve ndaj duhanit

Itali
6 Mars 2023 | 21:17

Propozimi i ministrit të Shëndetësisë të Italisë, Oracio Skilacci, për të shtrirë ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike në kopshtet e ambienteve të hotelierisë dhe parqeve shkaktoi zemërimin e të djathtëve të cilët e etiketuan atë si “komunist”.

Ministri Skilacci, një figurë teknokrate dhe jopartiake, tha në janar se do të luftonte duhanin, duke përfshirë cigaret elektronike të përdorura gjerësisht nga adoleshentët, raporton Reuters.

E përditshmja italiane Stampa njoftoi sot se rregullat e reja do të mbulojnë kopshtet e objekteve të hotelierisë dhe stacionet e transportit publik, si dhe parqet ku qëndrojnë gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Kulturës italiane, Vittorio Sgarbi, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë të të shprehurit, e quajti qëndrimin e Schillacchi-t “të frikshëm” dhe tha se ndalime të tilla vetëm sa i nxisin njerëzit të pinë duhan.

“Kjo është tipike për një regjim komunist autoritar apo diktatorial”, tha Sgarbi për mediat italiane.

Instituti më i madh shëndetësor italian (ISS) njoftoi se studimi i vitit të kaluar tregon se rreth 24 për qind e të rriturve italianë, ose rreth 12.4 milionë njerëz pinë duhan, që është numri më i lartë i duhanpirësve të deklaruar që nga viti 2009.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026