Problem përdorimi i alkoolit e duhanit, eksperti: Duhen ligje të reja

7 Shkurt 2023 | 21:40

Shëndetësia shqiptare ka vënë si objektiv uljen me 10% të përdorimit të alkoolit dhe 20% konsumin e duhanit në popullatën shqiptare deri në 2030.

Por eksperti i këtyre çështjeve, njëherazi dhe hartues i ligjeve të alkoolit dhe duhanit në vendin tonë Roland Shuperka në një intervistë për Euronews Albania, thotë se kjo është e pamundur pa ndryshuar ligjet, që nuk funksionojnë më.

15% janë ato që përdorin alkool tej normave të lejuara dhe 5% janë ato që pinë mbi normalen, dhe këta janë kandidat që të zbresin në atë grupin 1% që janë të alkoolizuar.

Edhe më alarmante është situata kur flitet për cigaret elektronike apo pafet.

“Nëse ju do të takoni drejtor të ndryshëm të shkollave do shihni që çdo mësues kujdestar, çdo drejtor shkolle kanë mbledhur nga këto pipa një numër të konsiderueshëm, që ua heqin  nxënësve që I përdorin gjatë pushimit nëpër tualetet e shkollës,” – tha Shuperka.

Nisur nga situata alarmante dhe në zbatim të rekomandimeve të OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar strategjinë për reduktimin me 20% të prevalencës së përdorimit të duhanit dhe  10% përdorimin e dëmshëm të alkoolit deri në vitin 2030,  por për ekspertin Shuperka, asgjë nuk do të arrihet pa ndryshuar fillimisht ligjet, të cilat janë tejet të vjetruar dhe të papërshtatura me kohën.

Eksperti rekomandon se për të mbajtur fëmijët larg duhanpirjes duhet nisur me edukimin e tyre dhe përfshirjen në kurrikula mbi dëmet e alkoolit dhe duhanit që në kopshte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026