“Tirana më e dobët e 20 viteve të fundit”, Dabulla: Ekipit i mungon dhe lideri

27 Janar 2025 | 19:22

I ftuar në emisionin Max Sport në Euronews Albania, ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, shprehu shqetësimin e tij për situatën e vështirë që po kalon ekipi kryeqytetas.

Ai e cilësoi këtë periudhë si krizë të paprecedentë, duke theksuar se ky është ndoshta ekipi më i dobët i 20 viteve të fundit.

“Tirana nuk ka qenë asnjëherë më e dobët se tani. Edhe në vitin 2017, kur ekipi ra nga kategoria, kishte më shumë pikë se tani. Fitoreja ndaj Bylisit është një hap i mirë, por një fitore nuk mjafton. Ndodh që ekipi shkundet kur vjen dikush i ri por duhet të ketë vazhdimësi në fitore. Prapë jemi aty në fund, por për të pasur një kthim të suksesshëm të Shkëmbit, ky sukses me Bylisin duhet të pasohet nga fitore të tjera, të dyta, të treta, të katërta, etj.”, tha Dabulla.

Ish-mbrojtësi i Tiranës gjithashtu theksoi mungesën e një lideri të vërtetë në skuadër, si dhe ndikimin e lojtarëve të huaj që nuk e njohin mirë kampionatin shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026