Tirana “qyteti i sportit”, “kryeqyteti i europian i rinisë” i kalon Lubinit
Tirana mbylli sot vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duke ja kaluar stafetën për vitin 2023 qytetit Lubin në Poloni. Dafina Peci, drejtoreshë e kongresit rinor kombëtar, në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se sfidat do vijojnë.
“Arritja më e madhe është impulsi që i është dhënë të rinjve, kemi dhënë mbështetje financiare, mbi 360 projekte janë realizuar mbi 1000 aktivitete. Janë fusha që prekin jetën e të rinjve. Duhet të japim mundësi për të gjithë të rinjtë, jo vetëm për Tiranën”, tha Peci.
Enis Jaupi është një ndër ata të rinj që mendonte se të ardhmen e tij do e kishte jashtë vendit. Sot ai është student në Fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri.
“Shoh një të ardhme këtu. Ka shumë mundësi, ke shkollën, punë, projekte. Mora përsipër një projekt, merrem me artin, duke qenë se më humbi si pasion dua t’ia kaloj të tjerëve. Pse jo, të jemi ne ndryshimi në vendin tonë. Të keni një qëllim në jetë, të shkoni sa më afër, ka shumë mundësi thjesht duhet ti kërkosh”, thotë ai.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndau dhe çmime për të gjithë ata të rinj që kanë spikatur me idetë e tyre.
Në ceremoni ishin të pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Prishtinës si dhe kryetari I bashkisë së Mikonos.
Në vitin 2023 Tirana është kurorëzuar si “Qyteti europian i sportit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta