Tjetërsimi i 7500m2 tokë, kush është ish-kryetari i Komunës dhe zyrtarët e arrestuar
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, e cila kërkoi ditën e sotme ‘arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin Kujtim Allmeta, lidhur me një sipërfaqe prej 7500 metra katror tokë në Bërxullë, që dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimit të dokumentave.
Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e kësaj sipërfaqeje toke. Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se bëhet fjalë për ish-zyrtarët Ymer Marku, Kujtim Balliu, Agim Loci dhe shtetasin Kujtim Allmeta.
Ish-zyrtarët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa shtetasi me inicialet K.A., për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 të K.Penal.
Por kush janë konkretisht personat për të cilët Gjykata vendosi “arrest me burg”:
1-Ymer Gjergjio Marku i datëlindjes 13.04.1968 lindur dhe banues në Tirane, me detyre ish-Kryetar i Komunës Berxullë.
2-Kujtim Sulejman Balliu i datëlindjes 14.06.1958 lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrë ish-përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Komuna Berxullë.
3-Agim Sinan Loci i datëlindjes 13.05.1971 lindur dhe banues ne Tiranë, ish-kryeplak i fshatit Bërxullë.
4- Kujtim Osman Allmeta i datëlindjes 25.05.1964 lindur dhe banues në Tiranë.
Veprat penale për të cilat ata akuzohen janë të parashikuara në nenet 248, 186/2 dhe 287 të Kodit Penal
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sipërfaqe toke prej 7500 metra katrorë në fahatin Berxulle –Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar