TKOB sjell Puçinin në skenë, veprat e kompozitorit do luhen në Tiranë

7 Shkurt 2024 | 16:57

Teatri Kombëtar i Operas së Baletit do të sjellë në skenë një sërë veprash të Xhakomo Puçinit me 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit të mardh. Shfaqjet do të jenë një bashkëpunim i artistëve shqiptar me Fondacione Festival Puçiniano.

100-vjetori i ndarjes nga jeta të kompozitorit, Giacomo Puçini do të kremtohet në Shqipëri me një sërë aktivitetesh. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, së bashku me Fondazine Festival Puçiniano prezantuan kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen në Tiranë për nder të artistit të madh.

Ky projekt do të ngjisë në skenën e teatrit tonë kryeveprat operistike të fundshekullit të 19 dhe fillim shekullit të 20.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin drejtuesit e Teatrit Kombëtar dhe drejtuesit e fondazione Pucciniano.

Drejtori i përgjithshëm i Pucciniano, Franco Moretti, e përshëndeti këtë bashkëpunim për të cilin falenderoi qeverinë dhe institucionet po edhe e vlerësoi cilësinë artistike të teatrit tonë.

”Duhet të jeni tepër krenar për teatrin në të cilin punoni, është një teatër ekselent, kjo falë punës konstruktive të drejtorëve”-tha ai.

Emocione shprehu dhe  Abigeila Voshtina, e cila gjithashtu përmendi disa nga emrat e njohur që kishin munguar dhe do të jenë pjesë e skenës në këtë rrugëtim.

Bashkëpunimi i parë do të jetë për operën “Il Trittico”, për të vijuar më tej me “La Boheme”, “Madama Butterfly” dhe “Tosca”. Më 29 Nëntor, dita e lindjes së kompozitorit do të shënoj mbylljen e vitit të Puccinit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026