Tkurret sasia e mallrave të përpunuar në porte, rritet transporti i pasagjerëve

28 Qershor 2022 | 22:15

Tregtia e mallrave përgjatë këtij viti është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë se vetëm në muajin maj, sasia e mallrave te përpunuar në porte ishte 345 mije tonë, me rënie mbi 14% krahasuar me majin e vitit te kaluar.

Në Shqipëri po hyjnë më pak mallra. Në muajin maj, sasia që u përpunuan në porte ishte 14% më e ulët se majin e vitit të kaluar. Me ndikim negativ, është regjistruar edhe periudha 5-mujore, ku fluksi i ngarkesave ka rënë me 8%.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se tregtia po funksionon më mirë tek të ardhurat që arkëtohen nga këto mallra, ndërsa sasia e përgjithëshme po reduktohet që nga muaji mars, kur nisi të përshkallëzohej lufta Rusi-Ukrainë.

Sipas infrastrukturës, vendi ynë transporton më shumë se gjysmën e mallrave në rrugë detare.

Por, e kundërta ka ndodhur me qarkullimin e njerëzve. Në krahasim me vitin e kaluar, fluksi është rritur, sidomos nga rrugët ajrore. Në muajin maj, më shumë se 450 mijë individë erdhën në Shqipëri me një biletë avioni dhe 65 mijë të tjerë me target.

Nga këta, 50 mijë ishin shtetas italianë dhe hollandezë, me synimin për të parë ndeshjen finale të Konferencë Ligë, Roma-Fejnord.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026