Tkurret tregtia e jashtme, rënia e eksporteve në nivelin 12%
Vlera e eksporteve në muajin maj ishte 40 mld lekë, duke pësuar rënie me 12%. Efekti negativ ka ardhur nga materialet e ndërtimit, metalet, mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike.
Eksportet e Shqipërisë kanë vijuar rënien dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që e gjithë periudha pesë-mujore të kthehet me tendencë negative.
Mineralet e lëndët djegëse, së bashku me materialet e ndërtimit e metalet kanë ndikuar në këtë rënie. Tekstilet kanë pasur një ritëm më pozitiv, megjithatë mbeten me rritje minimale, ndërsa ecurinë më të mirë e kanë regjistruar eksportet e produkteve bujqësore dhe të makinerive e pajisjeve.
Sipas INSTAT, në maj 2023, eksportet e mallrave arritën vlerën 40 miliardë lekë, duke u ulur me 12 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë pesë-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 196 miliardë lekë, duke u ulur me 5për qind, si reflektim i rënies së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, por edhe zhvlerësimit të euros.
Duke bërë diferencën me vlerën e importeve që arritën 81 mld lekë, defiçiti tregtar i këtij muaji është 41 mld lekë, me rritje 18%, krahasuar me majin 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë