Tokio: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në Detin e Japonisë

27 Janar 2026 | 08:57

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një raketë balisitke në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut, ndërsa Tokio tha se kishte lëshuar dy  raketa.

Roja bregdetare japoneze, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, tha se dy raketat duket se e kishin përfunduar fluturimin e tyre, pa specifikuar se ku ranë.

Agjencia japoneze e lajmeve Jiji Press raportoi se ato ranë jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive të vendit, duke cituar burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky është testi i dytë nga Pheniani që nga fillimi i vitit, pas një breshërie raketash më 4 janar, para se Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung të nisej për një samit në Kinë dhe pak pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro.

Testi vjen gjithashtu një ditë pasi i treti në komandë i Pentagonit, Elbridge Colby, vizitoi Seulin, duke e quajtur Korenë e Jugut një “aleat model”.

Koreja e Veriut ka shtuar testet e raketave në vitet e fundit. Analistët thonë se fushata synon përmirësimin e aftësisë së saj për të kryer sulme precize, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut dhe duke testuar armët përpara se t’i eksportojë ato potencialisht në Rusi.

Pheniani po përgatitet gjithashtu të mbajë një kongres të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet në javët e ardhshme, i pari në pesë vjet.

Përpara takimit vendimtar, udhëheqësi Kim Jong-un ka urdhëruar “zgjerimin” dhe modernizimin e prodhimit të raketave të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026