Tom Doshi drejt mandatit të dytë në Shkodër, në rrezik mandati i PD
Nga numërimi i 89.5 për qind e kutive të votimit në Qarkun e Shkodrës, rezulton se Partia Demokratike merr 5 mandate, PS 3 mandate, 1 shkon për LSI dhe PSD e Tom Doshit merr 2 mandate.
Mandati i dytë i PSD është në betejë me mandatin e gjashtë të PD.
Sipas pedagogut Bledi Çeka, Shkodra është nga ato qarqe dinamike që duhet lexuar me kujdes deri në fund, sepse mund të kemi lëvizje të tjera. Sipas tij, një mundësi është që mandati në lojë për PSD të jetë i dyti për Doshin ose i katërti për PS, pra të ndahet mes PSD-PS, jo mes PSD-PD.
Procesi i numërimit ka përfunduar në Malësinë e Madhe KZAZ 1, ku fituese ka dalë Partia Demokratike.
Partia Socialiste ka marrë 6,521 vota, Partia Demokratike ka marrë 7,090, Partia Social-Demokrate 1479 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 513 vota.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro