Tom Doshi nga Korça: Marrim mandat në këtë qark, PS dhe PD kanë përçarje

20 Prill 2021 | 16:58

Tom Doshi është pritur me ovacione nga mbështetësit e Partisë Social-Demokrate në Korçë. Nga qyteti juglindor, kryetar i PSD është shprehur se brenda Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike ka nisur përçarja.

“Sot ka filluar një luftë e madhe mes partive se kush do të marrë vota më shumë. Pra, do të marrë Nikoja [Niko Peleshi], Olta [Olta Xhaçka] dhe me radhë. Tek PD-ja mora vesh se janë rrahur njëri me tjetrin, kjo është e vërteta që po ndodh në Korçë. Ne jemi për të bashkuar, jo për të përçarë. Në këtë rast ne jemi vetëm dhe nuk bashkëpunojmë me asnjë forcë politike deri pas 27 prillit kur të numërohen votat”, tha Tom Doshi.

Doshi ka folur edhe për zonat e tjera elektorale në Shqipëri duke u shprehur se partia e tij kërkon të fitojë gjashtë mandate në zgjedhjet e 25 Prillit. Këtu duke përfshirë dhe mandatin e Korçës, pasi sipas tij Julian Kodra, kandidati i PSD ka mbështetje të gjerë elektorale.

“Julian Kodra [Juli] ka shumë mbështetje se ky nuk është njeri i përçarjes. Të gjithë votuesit janë të barabartë para kutisë së votimit dhe çdo përfaqësues politik ka përgjegjësi morale t’i përgjigjet atij votuesi pas zgjedhjeve dhe unë e di se Juliani këtë ka për ta bërë më mirë se çdo deputet i çdo force politike në Korçë”,  shtoi z. Doshi.

Në fund ai nuk ka pranuar të komentojë rolin e presidentit Meta në këto zgjedhje parlamentare.

“Nuk bëj komentet për presidentin. Është zgjedhja e tij”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026