Topalli: Basha duhet të largohet, nuk mund të mbajë peng jetën e shqiptarëve

20 Shtator 2021 | 21:33

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli tha në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania se pa larguar Lulzim Bashën nga PD, Edi Rama nuk ikën nga pushteti.

Ajo tha se në këtë pikë i qëndron në mënyrë konstistente asaj që ka thënë edhe para 8 vjetësh, kur ishte ende pjesë e PD.

“Pa u larguar Lulzim Basha nuk ikën Edi Rama. Kjo s’i pëlqen Bashës, por është thelbi i së vërtetës.

Dhe vendi ynë do vazhdojë të notojë në agoni ekonomike, jo për ata që gjejnë zgjidhje përmes karriges politike. Pa larguar Bashën nuk ikën Rama, jam konsistente në atë që kam thënë në 8 vjet”, u shpreh znj. Topalli.

Sipas ish-numrit 2 të PD, Basha duhet të largohet pasi ‘nuk mund të mbajë peng jetën e shqiptarëve duke mbajtur në pushtet Edi Ramën’.

Znj. Topalli sqaroi se qëllimi i partisë me të cilën ajo garoi në zgjedhjet e 2 prillit nuk ishte të përçante votat e të djathtëve, por të sillte mandate që do të shkonin tek e djathta.

“Por këto mandate nuk do të shkonin kurrë tek Lulzim Basha si kryeministër”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026